Arbëri

Vitia: Jemi para LDK-së, presim rezultatin e KQZ-së

Kandidati i VV-së në Prishtinë, Arben Vitia, ka deklaruar se do të dalin me shifra në momentin kur të publikohet rezultati përfundimtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Vitia deklaroi para mediave se gara është e ngushtë, mirëpo janë duke prirë me dy për qind dallim.

“Sot kanë qenë një palë zgjedhje të jashtëzakonshme, tash e sa kohë Kosova po jep shembull për organizim të zgjedhjeve. Dua t’i falënderoj institucionet për organizimin e zgjedhjeve. Po e presim rezultatin, sapo ta marrim nga KQZ-ja do të dalim t’iu njoftojmë. Jemi dy pikë përpara sipas sondazheve. Votat janë duke u numëruar, është një rezultat shumë i ngushtë”, deklaroi ai.