Arbëri

Qytetari nga Gjakova me apel për politikanët: Të hapen sa më shumë shkolla profesionale

Qytetari nga Gjakova ka bërë një apel për politikanët pasi ka kryer obligimin e votimit në balotazh në këtë qytet.

Mashar Cana, që vet është prodhues i tekstilit, ka thënë se politikanët duhet të angazhohen që sa më tepër të hapen shkolla profesionale.

“Vet jam prodhues i tekstilit. Zhvillimi duhet të vijë prej popullit. Te politikanët bëjë apel që të ketë sa më shumë shkolla profesionale. Prodhimi ka nevojë të ketë më tepër shkolla profesionale. Të punësohen të rinjtë, të orientohen në shkolla profesionale. Ndër problemet më të mëdha është kjo. Ka punë në Kosovë, por mungon profesionalizmi. I bëj apel kryetarëve të komunave, qeverisë, më tepër të ketë shkolla profesionale, të orientohen të rinjtë atje. Gjakova ka qenë ndër vendet më të zhvilluara jo vetëm në Kosovë por mbarë ish-Jugosllavinë. Po humb dita e ditës ajo traditë”, ka thënë qytetari për KTV-në.

Ndërkohë qytetarja Samile Doli ka thënë se i do fabrikat dhe se të rinjtë vetëm po sillen tash nëpër kafe.

“I dua fabrikat, pasi që edhe nëna ime ka punuar në fabrikë e na ka mbajtur. Të rinjtë po sillen tash nëpër kafe, vetëm kafe e llafe e drogë. Tjetër s’po shohim”, tha ajo.