Arbëri

Moti sot në Kosovë

Descriptive Text

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së shtunë, në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale do të shënojnë ulje, deri sa ato maksimalet mbesin konstante me ditët e fundit. Nuk parashihen reshje të asnjë forme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.