Arbëri

Bërnbiq për Kosovën: Nuk ka çfarë të kërkojë në UNESCO

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar se Kosova “nuk ka çfarë të kërkojë në UNESCO”.

Pas panelit në debatin plenar të sesionit 41 të Asamblesë së Përgjithshme të UNESCO-s në Paris, Bërnabiq tha se UNESCO nuk është vend ku ka hapësirë për të folur nëse Kosova duhet të jetë anëtare e asaj organizate.

Ajo shtoi se shembuj të rrezikimit të trashëgimisë kulturore, historike serbe në Kosovë janë dëshmi për rolin e rëndësishëm të UNESCO-s në mbrojtjen e trashëgimisë, raportojnë mediat serbe.

E pyetur nëse kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e kanë shfrytëzuar praninë e tyre në Forumin e Paqes në Paris për të lobuar për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, Bërnabiq tha se ndoshta e kanë bërë dhe këtu ajo pati parasysh Kurtin.

"Nuk mendoj se Rama e ka bërë, mendoj se e bëjnë publikisht për shkak të politikës së brendshme dhe popullaritetit, gjë që nuk është e saktë," tha ajo.