Artikull i sponsorizuar - Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për Rahovec Visar Korenica ka shpalosur zotimet e tij për komunën e Rahovecit të cilat vlerëson se do të ndikojnë direkt në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Përveç shumë zotimeve të tjera theks të veçantë i ka kushtua ujit të pijes dhe sigurisht bujqësisë, veprimtari kjo që e shquan këtë zonë të Kosovës.
Ai ka radhitur tri prioritete të mëdha për Rahovecin:
Penda e Zhdrellës - që do ndikojë si atraksion për turistë dhe do të ndihmojë për ujitje dhe ujë të pijes në zonën e tretë të qytetit.
Sistemi i ujitjes për tokat bujqësore – ku synohet rritja e rendimenteve dhe lehtësi direkte për fermerët.
Tre (3) zona industriale - me infrastrukturë të plotë ku do ju mundësohet investitorëve vendas dhe të huaj të kontribuojnë dhe investojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit dhe rritjen e punësimit.
Rahoveci ka nevojë të madhe për ndryshim dhe projektet e Visarit për Rahovecin janë ndryshimi thelbësor për një jetë më të mirë.