Arbëri

Bajçinca zotohet për 24 orë ujë dhe rirregullim urban në Fushë Kosovë

Artikull i sponsorizuar - Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për Fushë Kosovë Enver Bajçinca ka shpalosur para qytetarëve zotimet për komunën.

Fushë Kosovë për shkak të keqqeverisjes është shndërruar në një kaos ndërkohë mungesa e ujit të pijshëm tash e 20 vite a ka bërë problem serioz jetën në këtë qytet.

Në anën tjetër, kandidati i VV-së ndër zotimet më urgjente ka theksuar tre sosh:

1. Sigurimi i ujit 24 orë pa nderprerje, posaqërisht në zonën e fshtrave ku ka mungesë të ujit, përmes ndërlidhjes me gypin kryesor që vjen nga Fabrika e Ujit - Shkabaj në Fushë Kosovë. Këtu do të parashihet edhe zëvendësimi i rrjetit të vjetër të ujësjellësit në disa lagje të qytetit dhe në disa fshatra që përbehet nga materiali i asbestit.

2. Ndalja e kaosit urbanistik në qytet dhe vënia e një rregulli të ri urbanistik në zonat e ndërtimit, ku komuna do të paraprijë me shtrirjen e infrastrukturës me kapacitet të mjaftueshëm dhe funksional për t'iu sherbyer si duhet numrit në rritje të banorëve.

3. Ndërtimin e objekteve të reja publike në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit, për të evituar ngarkesën në objektet aktuale nga numri i madh i banorëve aktual dhe atyre që do të vijnë në qytet. Kjo do të percjellet edhe me furinizimin e të gjitha objekteve me pajisje bashkëkohore për të rritur cilësinë në këta dy sektorë.