Artikull i sponsorizuar - Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! Shpejtim Bulliqi fitoi vitin e kaluar në raundin e parë, por mandati i tij ishte i shkurtër për shkak të zgjedhjeve të parakohshme. Tash kandidati i VV-së kërkon mandatin e plotë nga qytetarët për të realizuar të gjitha projektet për të cilat është zotuar.
Ndër projektet kryesore të tij për mandatin e plotë katër vjeçar janë projekti i ndërtimit të spitalit të Podujevës, krijimin e zonës industriale që ndikon në krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin ekonomik lokal, po ashtu do ta ndërtojmë unazën e qytetit duke hapur arterie të reja qarkulluese në komunikacion dhe krijimin e hapësirave të reja gjelbëruese.
Këto janë vetëm disa prej projekteve në kuadër të zotimeve të tij si kandidat e të cilat më të zgjeruara mund t’i lexoni në faqen e tij zyrtare por edhe paraqitjet televizive.