Arbëri

Më 16 nëntor, në Bruksel, takimi i radhës në nivel kryenegociatorësh

 

Javën që vjen, më 16 nëntor, në Bruksel mbahet takimi i radhës ndërmjet kryenegociatorëve, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë. 

Sipas burimeve brenda Bashkimit Evropian, në këtë takim, ndërmjet tjerash, do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura më parë e për çështjet e hapura.