Arbëri

S’ka kuorum për mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Komuniteteve

Për shkak të mungesës së kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim. Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i Komisionit, Hydajet Hyseni.

Në këtë mbledhje Komisioni në rend të ditës kishte për të shqyrtuar Projektligjin për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë./EO/