Arbëri

FSSHK nesër proteston para Qeverisë për Ligjin e Pagave

 

Punonjësit shëndetësorë do të protestojnë të hënën para objektit të Qeverisë së Kosovës duke filluar nga ora 10:00, me qëllim të sensibilizimit të opinionit lidhur me gjendjen e tyre të rëndë sociale.

Vendimi për protestë u mor në mbledhjen e fundit të Kryesisë së FSSHK-së, ku është kërkuar rregullimi i gjendjes sociale të punëtorëve shëndetësorë përmes procedimit të Projektligjit për Paga në sektorin publik dhe implementimin e tij nga janari 2022.