Arbëri

9 të vdekur e 591 raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë vdekur 9 persona si pasojë e COVID-19.

Sipas njoftimit të Ministrisë, janë shënuar edhe 591 raste të reja, nga testimi i 3664 personave të dyshuar për koronavirus.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 160 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Në të gjithë Shqipërinë janë 7528 pacientë aktivë me COVID-19.