Arbëri

Xhaçka kërkon njohjen e Kosovës, ambasadori serb i thotë të mos përzihet

 

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, në një takim me ambasadorin e ri të Serbisë në Shqipëri, Slobodan Vukçeviq, ka thënë se njohja reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë është çelës për ndërtimin e një të ardhme të qëndrueshme për Ballkanin Perëndimor. E në përgjigjen e tij, Vukçeviq i ka kërkuar të mos përzihet në “çështjet e brendshme”.

Të mërkurën, ministrja e Jashtme e Shqipërisë njoftoi për takimin me Vukçeviqin. Ajo shkroi në Twitter se dy shtetet kanë "bërë progres duke lënë prapa të kaluarën e vështirë", megjithatë ka shtuar se ende ka hapësirë për të përmirësuar bashkëpunimin dhe raportet ndërshtetërore.