Arbëri

​Kërkohet përfaqësim i grave në dialogun Kosovë-Serbi

 

Pjesëmarrja e grave në ekipet negociatore me Serbinë dhe përfshirja e grave në proceset vendimmarrëse vazhdon të jetë e ulët në Kosovë. Kështu u tha në lansimin e projektit "Përfshirja e grave në tryezën negociuese në Kosovë" mbështetur nga Bashkimi Evropian, me ç’rast u theksua nevoja që të ketë më shumë gra të përfshira në dialogun Kosovë-Serbi.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, tha se përkundër që ka rritje të përfaqësimit të grave në qeveri dhe në Kuvend, pjesëmarrja e grave në negociata ka munguar.