Arbëri

Kurti për rritjen e çmimeve: Do të kemi pako masash për t’iu ndihmuar qytetarëve

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për rritjen e çmimeve në vend.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Kosova, sikurse e gjithë bota, i është ekspozuar një inflacioni që kryesisht vjen si rezultat i katër faktorëve: shkëputjes së zinxhirit të furnizimeve për shkak të pandemisë, rikthimit të konsumit global më shpejt sesa që mund të përshtatej prodhimi i cili gjatë pandemisë ishte stopuar, rritja në nivel global e çmimit të energjisë dhe spekulantët e ndryshëm që bëhen profiterë të krizave.