Arbëri

Partitë hezitojnë t’i publikojnë aleancat në balotazh

Deri tash asnjëra prej subjekteve nuk i ka përjashtuar aleancat lokale. Lëvizja Vetëvendosje është partia me më së shumti kandidatë në balotazh - gjithsej 12, përfshirë qendrat e mëdha si Prishtina, Prizreni, Gjilani e Podujeva. LDK-ja e PDK-ja kanë nga tetë kandidatë në balotazh, kurse AAK-ja katër
 

Asnjëra prej subjekteve që janë pjesë e garës së balotazhit nuk ka publikuar ndonjë marrëveshje koalicionit, një javë pas mbajtjes së raundit të parë të zgjedhjeve. Në Vetëvendosje kanë thënë se janë në negociata me subjektet e tjera, por nuk besojnë që do të publikohet ndonjë marrëveshje. Ndërkaq në PDK kanë paralajmëruar finalizimin e disa marrëveshjeve gjatë javës së ardhshme. Koalicionet nuk i kanë përjashtuar as LDK-ja e AAK-ja

Një javë pas raundit të parë të zgjedhjeve, partitë nuk i kanë zbardhur koalicionet e mundshme në balotazh, megjithëse janë në vlugun e negociatave.

Deri tash asnjë prej subjekteve nuk i ka përjashtuar aleancat lokale. Lëvizja Vetëvendosje është partia me më së shumti kandidatë në balotazh- gjithsej 12, përfshirë qendrat e mëdha si Prishtina, Prizreni, Gjilani e Podujeva.