Arbëri

GAP: Hani i Elezit, Shtimja dhe Mitrovica, komunat me më së shumti transparencë buxhetore

 

Hani i Elezit, Shtimja dhe Mitrovica, janë komunat me më së shumti transparencë buxhetore, thuhet në raportin ”Indeksi i Transparencës Buxhetore të Komunave 2020”, të Institutit GAP i cili ofron një vlerësim të transparencës buxhetore të komunave në Kosovë, duke i renditur komunat në bazë të performancës më të mirë.

Sipas një njoftimit, vlerësimi bazohet në numrin e dokumenteve buxhetore të publikuara, organizimin e dëgjimeve buxhetore me qytetarë dhe përgjigjet në kërkesat e Institutit GAP për qasje në dokumente buxhetore.