Arbëri

KQZ-ja do t’i shpallë brenda pak ditësh rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Foto: Driton Paqarada/KOHA
 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet t’i shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, brenda pak ditësh.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për KOHËN se pas numërimit të votave me kusht, atyre të personave me nevoja të veçanta që do të bëhet të hënën, dhe pas konfirmimit nga PZAP-i e Gjykata Supreme, do të bëhet shpallja e rezultateve përfundimtare.