Arbëri

Rusia e quan provokim që Kosova i shpalli non-grata dy diplomatë rusë

Foto: EPA
 

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka thënë se është një provokim i madh anti-rus, që dy diplomatë rusë u shpallën persona non-grata në Kosovë.

Me urdhër të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Rusisë në Kosovë, janë shpallur të padëshirueshëm në territorin e Kosovës, për shkak të aktivitetit të tyre të dëmshëm, që ka cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Kosovës.