1 perditesime
Arbëri

Bardhi: Në shesh jepet doza e parë e vaksinës, procesi vazhdon edhe në komunat e tjera

Bardhi: Në shesh jepet doza e parë e vaksinës, procesi vazhdon edhe në komunat e tjera
Foto: Alban Bujari/ KOHA
10:14

Bardhi: Në shesh jepet doza e parë e vaksinës, procesi vazhdon edhe në komunat e tjera

Është hapur procesi i vaksinimit në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Koordinatori i qendrës së vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, ka thënë se kjo është bërë për t’ua lehtësuar qytetarëve të vaksinohen dhe ta kenë më afër. Ai shtoi se kjo do të vazhdojë të bëhet edhe në qytete të tjera me ekipe mobile.

“Kjo do të vazhdojë edhe në qytete të tjera dhe ky do jetë proces në vazhdimësi”.

Bardhi për KTV-në tregoi se aty do të marrin vetëm dozën e parë qytetarët që ende nuk janë vaksinuar.

“Gjithsesi prioritet është që qytetarët që kanë të ndarë terminë të vaksinohen, por që për ndonjë arsye nuk kanë mundur të paraqiten në kohën e duhur të vaksinohen me dozën e parë në sallën 1 Tetori, atëherë do jemi ne afër qytetarëve që të marrin dozën e parë. Ndërsa për dozën e dytë, ajo nuk mund të aplikohet këtu në tendë apo vende të tjera, por atë duhet ta marrin në qendër të vaksinimit”, ka thënë ai.

Bardhi tha se prej që mbi 75 qytetarë të vaksinohet, por shtoi se varësisht nga numri, mund të rrisin edhe ekipet mobile.

“Brenda një ekipe i kemi standardet tona që rezultojnë gjithmonë mbi 75 e tutje qytetarë që mund të vaksinohen. Përgatitjet tona i kemi bërë. Në varësi të fluksit të qytetarëve, ne ekipe mobile kemi dhe mund të rrisim numrin e tyre pa problem”.

08:05

Qytetarët sot mund të vaksinohen edhe në sheshin “Zahir Pajaziti”

Vaksinën antiCOVID-19 qytetarët e Kosovës do të mund ta marrin sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Vaksinimi në shesh do të fillojë në ora 10:00 për të vazhduar kështu deri në orën 17:30.

Për mundësinë e vaksinimit në shesh, e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, me ç’rast u është bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë këtë mundësi për vaksinim.

Ministria e Shëndetësisë i njofton qytetarët se ditën e premte, nga ora 10:00-17:30, të gjithë të interesuarit për vaksinim kundër COVID-19, mund të vaksinohen nga ekipet mobile të vaksinimit në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

“Ministria u bën thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë edhe këtë mundësi shtesë për t’u vaksinuar kundër COVID-19, si rrugën më të sigurt për parandalimin e infektimit nga COVID-19. Një praktikë e këtillë do të fillojë së shpejti edhe në komuna të tjera të Kosovës. MSh falënderon Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) për mbështetje për aksionin e nesërm të vaksinimit në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë”, u tha në njoftimin e MSh-së.