Arbëri

Moti në Kosovë të premten

E premtja do të jetë ditë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, derisa ato maksimalet ndërmjet 12-19 gradë.

Sipas IHMK-së, do të fryjë erë nga drejtimet jugperëndim dhe verilindje me shpejtësi 1-6 m/s.