Arbëri

Infektologët këshillojnë që lirimi i masave të bëhet me kujdes

 

Rishikimi i masave antiCOVID në javën tjetër është paralajmëruar nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa nga Klinika Infektive kanë thënë se pavarësisht rënies së numrit të të infektuarve, lirimi i tyre duhet të bëhet me kujdes

Pas rreth dy muajsh përballjeje me koronavirusin, në hapësirat e Klinikës Infektive pjesërisht është rikthyer normaliteti.

Nga 120 pacientë, sa trajtonte deri para pak kohësh kjo klinikë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, këtë javë trajtim në të janë duke marrë 11 pacientë të infektuar me koronavirus.