Kryeministri Albin Kurti ka thënë se para çdo takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq do të ketë takim të përfaqësuesve të të dyja qeverive, ose të ekipeve negociatore.
Sipas tij, ky takim më pastaj do të mund të tregojë se kur do të priten takime tjera
Ai ka thënë se nuk beson që do të ketë takim shumë shpejtë, të paktën jo në muajin tetor në Bruksel në ndërmjetësimin e përfaqësuesit të BE-së, Josep Borrell.
Kurti ka thënë se prioritetet e Qeverisë së Kosovës janë punësimi, drejtësia dhe pandemia.
Ai ka thënë se nuk janë neglizhuar takimet në Bruksel dhe kanë shprehur gatishmërinë konstruktive për dialog, mirëpo sipas tij, çështja e dialogut nuk është e drejtë ta zëvendësoj as luftimin e pandemisë, as zellin e madh të dikastereve qeveritare për rritje ekonomike, as luftën kundërkorrupsionit.
“Nuk e neglizhojmë dialogun por në anën tjetër e kemi agjendën tonë qeveritare që është në përputhje me zotimet tona që na kanë votuar qytetarët”, ka thënë ai.