Arbëri

Krasniqi: PDK-ja ka fituar pesë komuna, e është në balotazh në shumë të tjera

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se PDK-ja në këto zgjedhje lokale ka shënuar rezultat të jashtëzakonshëm në gjithë Kosovën.

Ai ka thënë se qytetarët janë bashkuar për të rikthyer qeverisjet e mira.

“PDK-ja ka qenë e fortë, mbetet dhe do të bëhet edhe më e fortë. Bazuar në të dhënat tona nga terreni, PDK tashmë ka fituar pa balotazh, në Mitrovicë, Ferizaj, Skenderaj, Kaçanik dhe Han të Elezit. Ne jemi në balotazh dhe do ta fitojmë, Prizrenin, Drenasin, Malishevën, Klinën e shumë komuna tjera”, ka thënë ai.

Krasniqi ka thënë se në këto zgjedhje në mënyrë të veçantë të gjithë e kanë uruar kandidatin për Prishtinë, Uran Ismaili.

PDK-ja në Prishtinë, sipas tij ka shënuar rritje 100%.