Arbëri

Haskuka: Diferenca me partitë tjera është shumë e madhe

Mytaher Haskuka i Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë thirrje të komisionerët dhe vëzhguesit që të monitorojnë situatën.

Ai ka thënë se kanë dyfishuar votën krahasuar me vitin 2017.

Haskuka ka thënë se ka qenë një fushatë e suksesshme dhe përqindja do të rritet edhe më shumë me ardhjen e kutive nga vendvotimet më të mëdha.

“Ne kemi fituar sepse diferenca është shumë e madhe”, ka thënë ai.