Arbëri

Nuk ka deri më tash ndonjë kërkesë për paraburgim në lidhje me procesin e zgjedhjeve

Deri më tash nuk ka ndonjë kërkesë për paraburgim në lidhje me procesin e zgjedhjeve lokale që po mbahen sot në Kosovë.

Koordinatorja nacionale e gjyqtarëve, Fatime Dermaku, ka bërë të ditur këtë në një intervistë për KTV-në.

“Sa i përket kërkesave për paraburgim lidhur me parregullësi në procesin e zgjedhjeve, nuk kemi pasur asnjë kërkesë nga Prokuroria”, ka njoftuar gjyqtarja e krimeve të rënda, Dermaku.