Arbëri

Moti sot në Kosovë kryesisht i vranët

 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët por edhe me intervale të shkurta me diell.

Sipas Institutit, në mëngjes ka mundësi që në ultësira të paraqitet fenomeni i mjegullës si rezultat i radiacionit dhe ndryshimeve në fushat termike.