Arbëri

Kosova në heshtje zgjedhore

Foto: KOHA
 

Në Kosovë kjo e shtunë është heshtje zgjedhore. Partitë politike kanë përmbyllur fushatën zgjedhore e cila filloi më 16 shtator dhe përfundoi mbrëmjen e së premtes, konkretisht në ora 24:00.

KQZ-ja kohë më parë ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, e cila tregon për numrin e votuesve brenda dhe jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale 2021, ndërsa numri i votuesve të rinj, të cilët do të votojnë për herë të parë është 41 mijë e 12 votues.