Arbëri

Rëndohet shporta e qytetarëve - dyshime për abuzim me çmime nga tregtarët

Foto: Driton Paçarada / KOHA
 
Ky tekst është Premium por sot mund ta lexoni pa pagesë!

Çmimet e produkteve elementare kanë vazhduar të shënojnë rritje ditëve të fundit. Pas rritjes së çmimit të hekurit, ka rritje edhe të çmimit të naftës, grurit, vajit, kafes, sheqerit e bukës. Ekonomistët shfaqin dyshime për keqpërdorim nga tregtarët, ndërkohë nga OEK-u thonë se rritja e çmimeve është e ndikuar nga varësia që ka vendi nga importi

Qytetarët e Kosovës po përballen me valë të rritjes së çmimeve të produkteve elementare. Pas rritjes së çmimeve të hekurti, tani është rritur çmimi i naftës, grurit, vajit, kafes, sheqerit e bukës. Tregu kosovar i varur kryesisht nga importet i është ekspozuar tërësisht rritjes së çmimeve, duke varfëruar shportën e konsumatorëve.

Edison Jakurti, njohës i ekonomisë, shpërfaq dyshimet për keqpërdorim të çmimeve nga tregtarët.