Arbëri

Ambasadori gjerman i reagon Rakiqit se krahasoi aksionin sot në veri me “Natën e Kristaltë”

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar ndaj ministrit serb të Kosovës, Goran Rakiq, i cili kishte krahasuar aksionin e Policisë së Kosovës sot kundër kontrabanadës së mallrave dhe krimit të organizuar me aksionin që njihet si “Nata e Kristaltë” (pogromi i gjermanëve nazistë kundër çifutëve”.

“Nuk mund të durojmë më, ka mbetur të na marrin vetëm edhe ajrin. Kjo ka qenë si Nata e Kristaltë për ne”, tha Rakiq gjatë takimit në Rashkë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

E Rohde ka reaguar ashpër.

“Ndalo! Krahasimi i aksionit të sotëm të Policisë me “natën e kristaltë” është i papranueshëm. Krahasimi i tillë kontribuon drejt rrëfimeve të shtrembërimit dhe mohimit të Holokaustit. #MbroniFaktet”, ka shkruar Rohde në Twitter.