Arbëri

IKSHPK-ja apelon në respektim të masave dhe vaksinim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u ka bërë thirrje qytetarëve, institucioneve dhe organizatave publike e private që të respektojnë masat anti-COVID.

IKSHPK-ja u ka bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen, ndërsa ka thënë se shqetësimi më i madh janë të pa vaksinuarit.

“Vaksinimi kundër COVID-19 shpëton jetë! Personat e pavaksinuar janë brenga jonë më e madhe. Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe më efikase e luftës kundër COVID-19”, thuhet në thirrjen e IKSHPK-së.