Arbëri

Konsumatorët pritet të ndiejnë krizën energjetike pas prillit të vitit të ardhshëm

Foto: Koha
Për rritjen e çmimit që pritet të ndodhë, kanë nisur të merren masa në rajon dhe Evropë. Të premten, Qeveria e Shqipërisë ka shpallur emergjencë në furnizimin e energjisë elektrike, e të shtunën ka prezantuar planin për përballimin me këtë situatë

Kriza energjetike në Evropë ka goditur konsumatorët vetëfurnizues në Kosovë, e që në Kosovë janë katër.

 

Kriza energjetike ka prekur edhe ekonominë e Kosovës. Nga rritja e çmimeve janë goditur katër konsumatorët vetëfurnizues. Kjo rritje pritet të ketë ndikim edhe te konsumatorët e vegjël, pasi që gjatë dimrit rritet kërkesa për konsum dhe prodhimi nuk arrin të mbulojë 100 për qind këto kërkesa. Çmimi i importit të energjisë aktualisht është mbi 200 euro për megavat, kurse KEDS-i furnizohet nga KEK-u me çmim prej rreth 30 eurosh për megavat

Kriza energjetike në Evropë ka goditur konsumatorët vetëfurnizues në Kosovë, e që në Kosovë janë katër.

Por rritja e çmimeve të energjisë pritet të ketë ndikim edhe te konsumatorët e tjerë. Mosmbulimi i tërësishëm i kërkesës për konsum nga prodhimi vendor rrit nevojën për import të energjisë.