Arbëri

Shkarkohet kryeshefi i Stacionit të Autobusëve, Luan Hoti

Descriptive Text

Kryeshefi ekzekutiv i Stacionit të Autobusëve, Luan Hoti, është shkarkuar nga pozita e tij.

Bordi i kësaj ndërmarrje ka marrë vendim ditën e djeshme për shkarkimit e Hotit nga detyra e kryeshefit.

Edhe vetë Hoti përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar shkarkimin e tij nga detyra. 

"Pas 20 vitesh paraqet bilanc pozitiv, lufton krimin e organizuar, eliminon keqperdorimet, eliminon nepotizmin, nuk punëson askënd dhe bordit ua prish kombinimet politike ruanu se ata të SHKARKOJNË. Bordet politike nuk janë mësuar kështu! Ata duan të punësojnë të afërmit e tyre pa konkurs, duan që të shpenzojnë paren publike pa mbulesë të organizojnë workshope në Durrës pa nevojë, dhe nëse nuk je i dëgjueshëm të SHKARKOJNË", ka shkruar Hoti ndër të tjera. 

Hoti u emërua në këtë pozitë më 30 janar të vitit 2019.

{gallery}