Arbëri

Lejohen vikendet e rregullta për të burgosurit e vaksinuar

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se nga nesër, do të nisë me lejimin e vikendeve të rregullta për të burgosurit që janë vaksinuar kundër COVID-19.

Lehtësimi i masave nëpër burgjet e Kosovës ka nisur komfor situatës epidemiologjike në vend.

“Lehtësimi i masave ka filluar në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, komfor gjendjes epidemiologjike, vaksinimit nëpër institucione korrektuese dhe vendimeve të Qeverisë. Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim”, thuhet nga SHKK-ja.