1 perditesime
Arbëri

Sveçla: Reciprociteti po zbatohet sipas marrëveshjes së arritur

Sveçla: Reciprociteti po zbatohet sipas marrëveshjes së arritur
FOTO: Sot ka nisur zbatimi i regjimit të letërngjitësve të përkohshëm në pikat kufitare
12:46

Sveçla: Reciprociteti po zbatohet sipas marrëveshjes së arritur

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se reciprociteti me Serbinë është duke u zbatuar sipas marrëveshjes që u arrit në Bruksel.

Ai ka vizituar Stacionin Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit, që është zhvendosur së fundi afër kufirit nga qendra e Leposaviqit, në zonën ku rrugët ishin bllokuar e kishte protesta.

“Reciprociteti po zbatohet sipas marrëveshjes së arritur. Isha edhe në Bërnjak më herët. Të gjitha veturave me targa të Serbisë që hyjnë në Kosovë do t’u mbulohen targat. Po ashtu vizitova pikën e vendosur këtu në Leposaviq për të parë kushtet e policëve kufitarë, pikë që është vendosur së fundi këtu. Ka nevojë për përmirësim të kushteve të tyre dhe do të punojmë në këtë drejtim”, tha Sveçla.

08:34

Fillon vendosja e letrave ngjitëse në targat e veturave nga Serbia

Fitim Gashi

Në pikat kufitare sot ka nisur zbatimi i regjimit të letërngjitësve të përkohshme në pikat kufitare. Kjo masë është pjesë e marrëveshjes së Brukselit, e arritur ditë më parë.

“E para nga dita e hënë si Kosova ashtu edhe Serbia të avancojnë në përdorimin e stikersave në vend të ndërrimit të tabelave, që ishte edhe synimi i ynë të kemi trajtim të barabartë. Është e përkohshme dhe do të formohet grup punues për gjetje të një zgjidhje të përhershme për lëvizje të lirë të veturave mes vendeve, brenda gjashtë muajve”, ka deklaruar zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Implementimin e marrëveshjes së dytë të Brukselit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, nëpërmjet një komunikate, duke thënë se janë bërë përgatitjet e nevojshme.

“Ashtu siç është përcaktuar me marrëveshje, zbatimi ka filluar në nivel vendi, në të gjitha pikat e kalimit kufitar, pasi me kohë janë bërë përgatitjet si në aspektin e angazhimit të resurseve njerëzore po ashtu edhe të atyre logjistike, në mënyrë që të ju mundësohet qytetarëve pajisja më e shpejtë me targa të përkohshme në formë të stikersave dhe mundësia e qarkullimit dhe lëvizjes së lirë. Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare dhe autorizimeve ligjore e kushtetuese, do të vazhdojë realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, si dhe garantimin e lëvizjes së lirë në nivel vendi”, thuhet në njoftim.

Në pikën kufitare në Jarinjë aktualisht është krijuar një kolonë 3 kilometra.

 
Kolona deri në 3 kilometra në Jarinjë

Kolona deri në 3 kilometra në Jarinjë https://bit.ly/3ovfb7b 🔴

Posted by Koha.net on Monday, October 4, 2021