Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka bërë të ditur se po vazhdon të ulet numri i pacientëve që po kërkojnë spitalizim nga COVID-19, në kuadër të klinikave COVID-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.
Sipas raportit të datës 3 tetor, në trajtim janë 174 pacientë , 128 pacientë me oksigjeno-terapi dhe 14 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.
Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 40 pacientë, Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 14 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid-19, Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 11 pacientë, Spitali i Prizrenit, 7 pacientë, Spitali i Gjakovës, 15 pacientë, Spitali i Pejës, 17 pacientë, Spitali i Gjilanit, 12 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 12 pacientë dhe Spitali i Ferizajt, 17 pacientë.