Arbëri

Von der Leyen: Maqedonia e Shqipëria të nisin procesin e anëtarësimit në BE para fundit të vitit

 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi sot në Shkup se qëllimi i tyre është që Maqedonia Veriore dhe Shqipëria të fillojnë procesin e pranimit në Bashkimin Evropian para fundit të vitit.

“Qëllimi ynë është që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të fillojnë procesin e pranimit para fundit të vitit. KE po bisedon me Shkupin dhe Sofjen për kapërcimin e bllokadës”. tha Ursula von der Leyen në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në Shkup.