Arbëri

MASHTI njofton se kur do të kompensohen ditët e humbura

Ministria e Arsimit

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka dal me njoftim se kur do të kompensohen ditët e humbura si pasojë e shtyrjes së fillimit të vitit shkollor shkaku i pandemisë COVID-19.

Sipas MASHTI-t dhjetë ditë mësimi do të mbahen të shtunave, në datat: 9 dhe 23 tetor, 6 dhe 20 nëntor, 4, 18, 28, 29 dhe 30 dhjetor. Më 15 dhe 29 janar. Ndërsa në shkurt më 12 dhe 26.

Po ashtu në fund të periudhës së tretë sipas MASHTI-t, për maturantët, zëvendësimi i orëve do të bëhet më datat nga 16 maj deri më 20 maj.

Ndërkohë për nxënësit e klasave nga 9 deri 11, nga 6 qershor deri më 10 qershor, ndërsa për nxënësit e ciklit nga 1 deri në 8 dhe për parafillorët, zëvendësimi bëhet nga datat 20 qershor deri më 24 qershor.