Ministria e Punëve të Jashtme e Austrisë, ka dënuar ashpër incidentet e së shtunës në veri të Kosovës.
Kjo ministri ka deklaruar përmes një postimi në Twitter, se zgjidhja e çështjeve të hapura qëndron në negociata e jo në dhunë.
“Dënojmë fuqishëm incidentet e natës së kaluar në Kosovë. Zgjidhja për çështjet e hapura qëndron në negociata, jo në dhunë. Të gjitha palët duhet të përmbahen nga hapat përçarës dhe kërcënimet. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është mënyra e vetme për një të ardhme paqësore dhe integrim në Bashkimin Evropian”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë.
Situata në veri është rënduar të shtunën, pas dy incidenteve në dy komunat me shumicë serbe, Zubin Potok e Zveçan.
We strongly condemn last night‘s incidents in #Kosovo. Resolution of open issues lies in negotiation, not violence. All parties must refrain from divisive steps and intimidation. The EU-facilitated dialogue is the only way to a peaceful future and #EU integration!
— MFA Austria (@MFA_Austria) September 26, 2021