Arbëri

Presidenti i Këshillit Evropian thirrje Kurtit e Vuçiqit: Largojini Policinë e barrikadat nga veriu

 

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka kërkuar që të shtensionohet situata në veri të Kosovës dhe të vijojë procesi i negociatave.

Përmes Twitterit, Michel i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që në kontakt me të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak, të zmbrapsen dhe të largojnë Njësinë Speciale bashkë me barrikadat e vendosura.