Ditën e gjashtë të protestës në Jarninjë, Serbia e ka vëzhguar me aeroplanë luftarakë. Të shtunën, dy aeroplanë të tillë kanë fluturuar tri herë brenda territorit serb, afër kufirit. Ndërkohë, situata te protestuesit ka vazhduar të jetë e qetë.
Për të tretën ditë me radhë, qetësinë në Jarinjë e kanë prishur mjetet ajrore ushtarake serbe.
Të shtunën, në tri raste, avionë luftarakë nga territori i Serbisë kanë vëzhguar hapësirën ku serbët lokalë vazhdojnë të mbajnë të bllokuar rrugën për në pikën kufitare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFiks në ora 12 është bërë manovra e parë. Dy avionët pastaj janë larguar, por për t’u kthyer sërish, saktësisht një orë pas. Brenda 6 minutash ata kanë bërë dy patrullime.
Gjysmë ore pas këtyre zhvillimeve, në hapësirën ajrore të Kosovës shfaqet një helikopter i KFOR-it. Gjendje e patensionuar ishte edhe rreth 1.3 kilometra nga pozicionimi i forcave speciale të policisë.
Edhe situata në pikëkalimin kufitar në Jarinjë vazhdon të jetë e qetë. Qytetarët serbë, të cilët në këmbë kanë vendosur ta kalojnë kufirin, kanë mundur ta kryejnë këtë procedurë normalisht, e cila po përdoret tash e gjashtë ditë.
Kurse kolona në anën serbe të kufirit ishte e zakonshmja që nga dita e hënë.
Protestuesit u shtuan në numër gjatë orëve të pasdites. Të shtunën ka ndryshuar orari i zëvendësimit të pjesëtarëve të policisë. Ata janë ndërruar në orën 4 të mëngjesit.