Arbëri

Mediat serbe raportojnë për incidente të pakonfirmuara, Qeveria e Serbisë i vulos ato

 

Mediat në Serbi, sidomos ato që kontrollohen nga pushteti në këtë vend, vazhdojnë t’i shtojnë benzinë “zjarrit”. Ato rregullisht po raportojnë për atë që po ndodh në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, por kryesisht duke e nxitur situatën te serbët lokal në veri me lajme të pakonfirmuara.

Kështu, dje raportuan se Policia e Kosovës në Zubin Potok ka nxjerr një serb nga vetura dhe e ka detyruar t’i heq targat serbe, porse “atë e ka shpëtuar” një patrullë e KFOR-it që sipas tyre, “ka qëlluar” aty rastësisht.