Arbëri

Ministria thotë se në hartim të programit të subvencioneve u përfshinë gjitha palët

Foto: Alban Bujari / Koha / ilustrim

Ministria e Bujqësisë ka thënë se respekton të drejtën për protestë të ermëve dhe se i pranon e trajton me kujtesë kërkesat që ata i adresojnë.

MBPZHR ka thënë se duke marrë parasysh kërkesat e fermerëve e përfaqësuesëve të tyre hartohen çdo vit programet mbështetëse.

Nga Ministria është thënë se në hartimin e Programit për Pagsa Direkte - Subvencioneve për këtë vit, janë përfshirë edhe grupe të fermerëve të grurit dhe se janë adresuar vërejtjet dhe mangesitë e raportuara nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

“MBPZhR-ja bën shqyrtimin dhe më pastaj edhe inkorporimin e tyre në programet dhe politikat e saj, konform ligjeve dhe udhëzimeve administrative në fuqi. MBPZhR-ja gjatë hartimit të Programit të Pagesave Direkte –Subvencioneve për vitin 2021, i ka përfshirë në grupet punuese edhe përfaqësuesit e fermerëve të nënsektorit të grurit dhe nënsektorëve të tjerë. Gjatë këtij viti, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në programet dhe politikat bujqësore i ka adresuar vërejtjet dhe mangësitë e gjetura në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe po ashtu gjatë hartimit të tyre janë marrë parasysh edhe rrethanat e krijuara nga zhvillimet që kanë ndodhur në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, mangësi këto që janë shfaqur edhe gjatë viteve të kaluara. Duhet theksuar se MBPZhR-ja, Programin e Pagesave Direkte -Subvencioneve për vitin 2021 e ka hartuar bazuar në Ligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe Udhëzimin Administrativ për Pagesa Direkte për vitin 2021, i cili paraprakisht i ka kaluar të gjitha proceset konsultative institucionale dhe me publikun. Pra, kriteret dhe të gjitha procedurat tjera në kuadër të këtij programi janë bazuar në ligjet dhe udhëzimet administrative në fuqi”, thuhet nga Ministria e Bujqësisë.

Fermerët kanë protestuar sot me traktorë para Ministrisë së Bujqësisë, duke kërkuar të anulohen kriteret për subvencionim.