Arbëri

455 pacientë me COVID-19 në spitalet e Kosovës

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se në QKUK dhe në spitalet rajonale po trajtohen 455 pacientë të prekur me COVID-19.

Sipas njoftimit, 361 janë në oksigjenoterapi dhe 42 janë në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Më së shumti pacientë ka të shtrirë në klinikat e QKUK-së, 219.

Në Klinikën Infektive janë 81 pacientë, në Klinikën Infektive II (Mjekësi Sportive) 52 pacientë, në Klinikën e Pulmologjisë 64 pacientë, në Mjekimin Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 20 pacientë, në Klinikën e Gjinekologjisë 1 pacient dhe në Klinikën e Pediatrisë 1 pacient. Ndërkohë në spitalet rajonale, gjendja është kjo: Prizren, 29 pacientë; Gjakovë, 32 pacientë; Pejë, 73 pacientë; Gjilan, 36 pacientë; Vushtrri, 7 pacientë; Mitrovicë, 22 pacientë dhe Ferizaj, 37 pacientë.

Gjithsej  raste aktive, sipas raportit të djeshëm, janë 6.751.