Të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga lokale shiu.
Temperaturat në ditën e parë të vjeshtës do të shënojnë rënie në të dy vlerat ekstreme, njoftoi Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1- 8 m/s, njoftohet tutje.