Arbëri

37 të infektuara me koronavirus lindën fëmijë gjatë valës së fundit të pandemisë

Foto: KOHA
 

Gjatë valës së fundit të pandemisë, në Klinikën e Gjinekologjisë, 37 nëna të infektuara me koronavirus, kanë lindur 38 fëmijë.

Siç njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), prej tyre, 16 lindje u kryen në mënyrën normale dhe 21 me operacion.