Arbëri

SBASHK-u kundër që fillimi i vitit të ri shkollor të shtyhet edhe një herë

 

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë, Rrahman Jasharaj, ka thënë se personeli arsimor në vend është kundër që fillimi i viti të ri shkollor të shtyhet pas 27 shtatorit.

Duke e pa rënien e rasteve aktive dhe atyre të reja me COVID-19, Jasharaj ka shprehur bindjen se më në fund fëmijët dhe mësimdhënësit do t’u kthehen shkollave në fund të shtatorit.