Arbëri

Mot i vranët sot në Kosovë

Descriptive Text

Gjatë së martës pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius, derisa ato maksimalet ndërmjet 18-27 gradë.

“Dita e mërkurë do të jetë më e freskëta, ku edhe zyrtarisht fillon stina e vjeshtës astronomike. Kushtet biometeorologjike parashihen relativisht të mira për shkak të rigave të shiut që u regjistruan gjatë vikendit dhe rritjes së lagështisë relative të ajrit. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.