Zv.kryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, thotë se vendimi i sotëm për masë reciprociteti për targat nuk ka të bëjë asgjë me qytetarët serbë.
Ai në një intervistë në Interaktiv të KTV-së tha se vendimi ka të bëjë vetëm me veturat që hyjnë nga shteti fqinj – Serbia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi tha se situata është stabile, por nuk e di se çfarë mund të ndodh.
“Vendimi s’ka të bëjë kundër serbëve, ka të bëjë me zbatimin e marrëveshjes. Masa nuk i prek qytetarët në Kosovë, ka të bëje me veturat që hyjnë nga vendi fqinj. Se cili është plani i atij që po instumentalizon serbët në Kosovë ne nuk e dimë. Tendencat janë për përshkallëzim të mëtejmë.
Vuçiqi nuk ka asgjë të mirë për rajonin, këtë mendim e ndajnë edhe ndërkombëtarët”, ka thënë Bislimi.
Sot Qeveria e KOsovës vendosi masë reciprociteti, që ka të bëjë me veturat me targa të Serbisë. Tash e tutje atyre duhet t’u vendosen targa të përkohshme kur hyjnë në Kosovë, njësojë siç vepron Serbia me veturat me targa RKS.