Arbëri

Gastronomët kërkojnë lehtësim të masave për klientët e vaksinuar

Foto: KOHA
 

Me uljen e temperaturave, gastronomët po kërkojnë që t’u lejohet të veprojnë në hapësira të mbyllura. Thonë se janë të gatshëm për zbatimin e masës që klientëve t’u kërkohet dëshmi e vaksinimit apo test negativ para se t’u ofrojnë shërbime. Ministria e Shëndetësisë nuk ka bërë të ditur se si do të veprojë pas 26 shtatorit, deri kur janë në fuqi masat aktuale

Trotuaret në kryeqytet janë mbushur me tavolina e karrige. Këto hapësira po shfrytëzohen nga gastronomët pas ndalimit të shërbimeve në hapësira të mbyllura. Por, me ndryshimin e motit, ata po kërkojnë lejimin e funksionimit me kapacitete të plota.

Qeveria nuk ka treguar nëse do të ketë lehtësim të masave pas 26 shtatorit, deri kur janë në fuqi masat aktuale.