Arbëri

EULEX-i ofron 82 mijë euro shpërblim për informata për kapjen e vrasësit të policit të tij

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, po ofron një shpërblim prej 82 mijë euro për informata që mund të shpien te arrestimi i vrasësit të policit të tij, Audrius Senavicius, në veri të Kosovës më 19 shtator të vitit 2013.

Sot është tetëvjetori i vrasës së lituanit Senavicius. Ai ishte vrarë nga persona të armatosur në afërsi të Zveçanit. Ka lënë pas gruan e dy fëmijë.

“Ishte e enjte 19 shtator 2013 kur kolegu ynë Audrius Šenavičius u qëllua për vdekje derisa ishte duke vozitur për në punë. Sot ne nderojmë kujtimin për të dhe shprehim keqardhje të thellë për familjen dhe të dashurit e tij. Paraqituni, nëse keni ndonjë informatë që mund t’i ndihmojë policisë. Ne ofrojmë një shpërblim prej 82.000 euro për informata që shpijnë në arrestimin dhe dënimin e kryerësit apo kryerësve të kësaj vrasje. Për informata rreth raportimit të çfarëdo informate lidhur me vrasjen e Audriusit, ju lutemi të kontaktoni +383 38 284 181 ose vizitoni faqen tonë të internetit”, thuhet në postimin e EULEX-it në Facebook.

Image